Këshilli Bashkiak i Shkodrës jep pëlqimin për hartën e re territoriale, Velipoja dhe Thethi me status të ri
Këshilli Bashkiak i Shkodrës SHKODËR- Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka dhënë pëlqimin e tij prë riorganizimin e Bashkisë Shkodër në kuadër të ligjit të ri për ndarjen e re administrative- territoriale. Me 26 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim, Këshilli miraton dhënien e pëlqimin për ndryshimet në reformën territoriale. Kundër votuan këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike, të cilët shprehën kundërshtitë e tyre. Sipas tyre, nisma është një projekt i Partisë Socialiste dhe synon reduktimin e numrit të bashkive në vend, nga 61 aktualisht në 46. Sakaq, votimi u shqërua me debate. Këshilltarët demokratë argumentuan Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk mund të japë një vlerësim për këtë projekt, teksa e cilësuan vendimmarrjen si një favorizim ndaj mazhorancës. “Projektligji duhet trajtuar i plotë, jo diku duam ta lexojmë...
Burimi:
zeri.ai