Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërkuan rinumërim në Tiranë e Durrës, KAS rrëzon 4 kandidatët e PD-së
👁4036
Kërkesat e katër kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar kutitë e votimit në qarqet Tiranë e Durrës u rrëzuan nga KAS. Vendimi i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi në seancë paraprake se Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Linsandër Hoxha dhe Aulon Kalaja nuk legjitimohen të vendosin në lëvizje KAS-in. Sipas KAS, këtë të drejtë e kanë subjektet garuese dhe jo kandidatët.