Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”

Është shtyrë për ditën e nesërme, 6 gusht në orën 10:00 seanca për çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”. Dhjetë personat e dyshuar kërkuan në Gjykatën e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë. Cështja është shtyrë për shkak të kompleksitetit të dosjes. Seanca e kësaj të marte, 5 gusht, u zhvillua me dyer të mbyllura. Kujtojmë se janë lënë në arrest me burg CEO-ja aktual i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo. Ndërkohë tetë punonjësit e tjerë të kompanisë janë lënë pesë në arrest shtëpie dhe tre në detyrim paraqitjeje nga Gjykata e Shkallës së Parë. Kujtojmë se hetimet për “Bankers Petroleum Albania LTD” kanë nisur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Gjatë këtyre muajve, prokuroria thotë se në...