“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare nga pronarët e hotelit: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin
Dëshmia e kamarierit 18-vjeçar Genti Nela, i cili u dhunua nga pronarët e hotelit ku punonte në Golem është zbardhur. Para autoriteteve, Nela ka treguar se kishte filluar punë në banak në datën 10 korrik, por në datën 27 gusht dëshironte të largohej nga puna, pasi do fillonte diku tjetër. Sipas dëshmisë, ky vendim i tij nuk u prit mirë nga vëllezërit, të cilët e qëlluan me tavëll qelqi, e më pas me grushte si dhe e kanë kërcënuar. Për të shmangur 4 agresorët, Nela thekson se ka qëlluar njërin prej tyre me gotë në kokë e më pas me grusht, për të ikur më pas me vrap. Ai thekson se edhe pas largimit, është ndjekur me vrap nga 4 personat e përfshirë në konflikt...
Burimi:
gijotina.com