“Kërkova Edi Ramën dëshmitar”/ Kryemadhi batuta me gazetarët: Jam veshur me trëndafil PS-je dhe trëndafil PD-je

“Kërkova Edi Ramën dëshmitar”/ Kryemadhi batuta me gazetarët: Jam veshur me trëndafil PS-je dhe trëndafil PD-je

  monika kryemadhi TIRANË- Këtë të enjte, në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca e radhës në procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Pas daljes nga GJKKO, Monika Kryemadhi ka folur për mediat, ku ka treguar kërkesat e saj gjatë seancës gjyqësore. Kryemadhi tha se ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre kryeministrin Edi Rama. Ndërsa në përfundim, Kryemadhi nuk i kurseu batutat me gazetarët lidhur me veshjen e saj. Gazetarët e komplimentojnë për veshjen, ndërsa Kryemadhi përgjigjet: "E kam me lule, me trëndafila. Një trëndafil PS-je dhe një trëndafil PD-je".   “Sigurisht që kërkova atë që është kërkuar dhe që ka dalë edhe në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, pra në vendimin e parë të seancës paraprake, për thirrjen e dëshmitarëve...