Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kërkon punë? Ministri Blendi Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira në të gjithë vendin
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informon se në gjithë vendin janë hapur mbi 6000 vende të lira pune. Këto shifra ministri i ka bërë publike duke ju referuar portalit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit edhe Aftësive. Sipas ministrit, qindra pozicione pune në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim për të gjitha nivelet arsimore, prandaj çdo person duhet të bëjë një aplikim online në portalin www.puna.gov.al.