Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat
Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i tij Kamerion Salillari. Ndryshe nga seancat e mëparshme Dako ka dërguar për ta mbrojtur një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes që kishte deri më sot Petrit Ismaili. Ky ka shërbyer si një nga shkaqet për shtyrjen e seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me aktet. Përfaqësuesi i SPAK Sotir Kllapi tha: “Ky proces është ngritur nga ankimi i të pandehurit dhe duhet të kemi parasysh që...