Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon
Seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është shtyrë sërish. Dako nuk është paraqitur personalisht në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati, Kameleon Salillari. Ndryshe nga herët e kaluara, ai ka dërguar për mbrojtje një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes së Petrit Ismailit, i cili ishte avokati i tij deri më sot. Ky ndryshim në mbrojtje u cilësua si një nga arsyet e shtyrjes së seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë për të njohur aktet e çështjes. Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, deklaroi se procesi është ngritur pas ankimit të të pandehurit...