Kërkon lirimin nga burgu, GJKKO vendos sot për fatin e Erion Veliajt

Kërkon lirimin nga burgu, GJKKO vendos sot për fatin e Erion Veliajt

Sot në Gjykatën e Posaçme, gjyqtari Erion Bani shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale, kërkon të lirohet nga qelia. Veliaj ka kërkuar revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë, si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Burimi: Sot.com.al