Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kërkojnë miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur, “Shqipëria Bëhet” depoziton kërkesën e dytë në KQZ
“Shqipëria Bëhet” ka depozituar në KQZ kërkesën e dytë për miratimin e dorëheqjeve në listat e mbyllura. Nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’, Dorina Prethi, deklaroi se kërkojnë që të ketë një miratim të kërkesës së tyre. “Sot, depozituam pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën e dytë, për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur. Në çdo rast, ne do vazhdojmë betejën tonë publike dhe ligjore për ruajtjen dhe promovimin e garës dhe meritokracisë në hapësirën politike në vend”.