Burimi:
Sot.com.al

‘Kërkojmë një administratë më të vogël dhe efikase’, Shehaj: Duam të kursejmë para dhe të ulim taksat
👁10789
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shpallur një qasje të re dhe radikale për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se fokusi i fushatës së tij do të jetë ndarja e thellë nga partitë tradicionale dhe ndërtimi i një shteti më të vogël dhe më efikas. I ftuar në një emision televiziv, Shehaj shpjegoi se, për të, Shteti është problemi dhe jo zgjidhja për Shqipërinë. “Ne dallojmë nga të gjithë të tjerët. Të gjithë duan një shtet më të madh, por ne mendojmë se shteti është problemi. Kërkojmë një shtet të vogël, ku administrata është më e vogël dhe...