Kërkoi zëvendësimin e “detyrimit të paraqitjes” Kryemadhi heq dorë nga kërkesa

Kërkoi zëvendësimin e “detyrimit të paraqitjes” Kryemadhi heq dorë nga kërkesa

Deputetja Monika Kryemadhi ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurimit, disa ditë pas depozitimit të saj në Gjykatën e Apelit. Ajo kishte kërkuar që masa e detyrimit të paraqitjes të zëvendësohej me një masë më të lehtë, por këtë të hënë (7 prill) vendosi që të vijojë të jetë nën masën e detyrimit të paraqitjes. Në seancën gjyqësore, e cila u zhvillua para gjyqtarit Erjon Cela, u paraqit vetëm avokati i Kryemadhit.
Burimi: Javanews.al