Kërkoi të shpallen të pavlefshëm vendimet e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon Sali Berishën

Kërkoi të shpallen të pavlefshëm vendimet e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon Sali Berishën

Sipas mbrojtjes së kreut të PD, gjyqtarja Gjoka ka qenë e dënuar dhe vendimet e saj janë të pavlefshme. Sjellim në vëmendje se para dy javësh, Sali Berisha publikoi një dokument që tha se tregon dënimin në vitin 2005 të gjyqtares. Sipas Berishës, fshehja e këtij dënimi në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja Irena Gjoka e bën të pavlefshëm çdo vendim të saj. Por kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësit e Berishës kërkonin përjashtimin e Gjokës nga çështja e tij. Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi edhe asokohe rrëzimin e kërkesës.
Burimi: Javanews.al