Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kërkoi rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Qarkun Durrës, Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ Aulon Kalanë
Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e Aulon Kalasë. Trupa gjykuese nuk pranoi kërkesën e tij për rinumërim të gjithë kutive të votimit në qarkun e Durrësit. Kandidati i opozitës, PD-ASHM për qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pretendoi në padinë e tij se po të numërohen të gjitha kutitë që nuk u hapën qëllimisht nga KAS dhe KQZ, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati mund të sjellë ndryshim mandatesh brenda partisë.