Kërkoi mbrojtje nga institucionet në Kosovë 3 ditë para se të vritej, zbardhet letra e viktimës

Kërkoi mbrojtje nga institucionet në Kosovë 3 ditë para se të vritej, zbardhet letra e viktimës

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me letrën e dërguar autoriteteve në Kosovë, para se Arlinda Zekaj të vritej në Pejë të dielën në mbrëmje. Mësohet se ajo tre ditë para ngjarjes së rëndë kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun për jetën e saj.  Me një letër drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj atyre që siç ka shkruar ajo, kishin dështuar t’i përmbushin detyrat e tyre, në mbrojtjen e jetës së saj. “Kërkoj urgjentisht marrjen e masave ndaj të gjithë zyrtarëve që kanë dështuar rëndë në përmbushjen e detyrave të tyre, duke bartur përgjegjësinë të njëri-tjetri, e kështu duke lejuar që pasojat dhe rreziku për jetën time të vazhdojnë. Kërkoj ekzekutimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor dhe hapjen e hetimeve...