Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kërkoi lirimin, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliaj
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në qeli kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi është dhënë pak më parë, ku thuhet se ‘lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’. Veliaj kërkoi lirimin e tij nga qelia, ku ndodhet që prej datës 10 shkurt. Relatore e gjyqit ishte gjyqtarja Albana Boksi dhe anëtarë Medi Bici e Sokol Binaj. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Më 17 qershor, GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për lirim kundrejt garancisë pasurore, duke argumentuar se nuk ka kushte...