Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
👁8638
Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryedemokratit Sali Berisha, në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” që ka vendosur Apeli i GJKKO-së për dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri kishte ankimuar masën që caktoi ndaj tij gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti. “Sali Berisha- Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, kundër vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e marrë.