Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkohet ndërhyrje nga ajri, zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
Një vatër zjarri e aktivizuar mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, po përparon me shpejtësi dhe rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë. Sipas njoftimit të Bashkisë Vlorë, rreth orës 08:00 të mëngjesit, Shërbimi Zjarrfikës është vënë në dijeni për zjarrin në Njësinë Administrative Orikum. Aktualisht në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Megjithatë, për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll janë të vështira. Përballë situatës që po përkeqësohet, Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje emergjente nga ajri me helikopter, si...