Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

Kërkohej nga Italia, gjykata spanjolle liron shqiptarin e arrestuar për drogë

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për vuajtjen e një dënimi prej shtatë vitesh burg është lënë i lirë përkohësisht nga Gjykata Kombëtare e Spanjës. Vendimi është marrë pas arrestimit të tij në Alicante, ndërsa ndaj tij vijon procedura për ekstradimin e mundshëm drejt Italisë. Shqiptari u lokalizua dhe u arrestua të enjten e kaluar në zonën e Playa de San Juan, pas një sinjalizimi në Sistemin e Informacionit Shengen. Kërkimi ndërkombëtar ishte aktivizuar nga autoritetet italiane përmes një urdhër-arresti europian. Dosja penale i referohet një episodi të regjistruar në Bolonjë më 11 nëntor 2004. Sipas vendimit të drejtësisë italiane, ai ishte përfshirë në furnizimin e një personi tjetër me rreth 500 gramë heroinë, në bashkëpunim me një individ tjetër, identiteti...