Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkesë për lirim në këmbim të pasurisë/ Veliaj nesër para Apelit për masën e sigurisë
👁10577
Seanca e nesërme do të mbahet pasi ka një ankimim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vazhdimin e masës së sigurisë. Të hënën në orën 14:00 zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Objekti i kërkesës: “Ankim ndaj vendimit nr. 219 akti, datë 23.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Informacion 2 mujor për zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim Erion Veliaj lidhur me hetimet paraprake për procedimin penal Nr. 27, të vitit...