Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për shkak të Giro d’Italias, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për shkak të Giro d’Italias, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

Dy anëtarët e Komisionit Rregullator të propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, u larguan nga mbledhja me argumentin se kërkesa e anëtarit Arens Çela për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk bënte pjesë në kompetencat e këtij organi të KQZ-së. Me largimin e dy anëtarëve ra edhe kuorumi i nevojshëm për shqyrtimin e kësaj kërkese, e cila kërkon të paktën katër vota pro nga pesë anëtarët që ka Komisioni Rregullator. Për pasojë, kërkesa për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk u miratua. Kësisoj, orari...
Burimi: Top-Channel.tv