Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, PD kundër: Shkel parimet themelore të një procesi të lirë
👁7894
Partia Demokratike është shprehur kundër shtyrjes së afatit të votimit në Vlorë. Ishte PS që bëri këtë kërkesë pasi disa rrugë janë të bllokuara për shkak se po zhvillohet etapa e tretë e “Giro d’Italia”. Kërkesa e PD-së: I nderuar z. Celibashi, Duke iu referuar kërkesës së paraqitur nga Partia Socialiste për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në qytetin e Vlorës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Giro d’Italia”, ju informojmë se Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është kategorikisht kundër këtij propozimi. Ky aktivitet, i organizuar nga vetë qeveria aktuale në ditët më...