Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkesa për apartamente të reja në rënie, pronarët e firmave shprehen pesimistë, ngadalësojnë vrullin e ndërtimeve
👁8240
Besimi në ekonominë shqiptare është rritur me 1.1% në muajin maj, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, me përmirësime të ndjeshme në sektorin e industrisë dhe shërbimeve, ndërsa ndërtimi dhe tregtia vijojnë të shfaqin tendenca negative. Sektori industrial ka shënuar një rritje prej 8% në besim, falë shtimit të kontratave për porosi të reja dhe rritjes së prodhimit. Në të njëjtën kohë, shërbimet, të nxitura nga shtimi i turistëve të huaj gjatë majit, kanë pasur një përmirësim të lehtë prej 2.2% në pritshmëri, veçanërisht në hotele, resorte, bujtina dhe restorante që presin kërkesë më të lartë dhe rritje...