Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kërkesa e studentëve në Serbi për zgjedhje të parakohshme, provë për pushtetin dhe opozitën
👁4034
Pas më shumë se pesë muajsh protestash, studentët në Serbi kanë kërkuar shpërbërjen e menjëhershme të Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke sfiduar si Qeverinë ashtu edhe opozitën. Studentët protestues e arsyetuan kërkesën e tyre përmes një njoftimi në Instagram se “pushteti nuk po tregon as iniciativën më të vogël” për t’i përmbushur kërkesat e tyre. Përgjegjësia për vdekjen e 16 njerëzve nga rrëzimi i një strehe betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad, si dhe ndjekja penale e atyre që kanë sulmuar studentë dhe pjesëmarrës të tjerë gjatë protestave, janë ndër kërkesat kryesore që studentët ua...