Kërkesa e SPAK për gjykim, GJKKO vendos sot për dosjen “Partizani”

Kërkesa e SPAK për gjykim, GJKKO vendos sot për dosjen “Partizani”

Në orën 09.30 nis seanca ne GJKKO për dosjen “Partizani”, ku pritet që gjyqtarja e themelit Flojera Davidhi të japë vendimin lidhur me kërkesën e SPAK. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani të kalojë për gjykim, teksa GJKKO ka tre alternativa, të pranojë kërkesën e SPAK, të rikthejë sërish dosjen për plotësim hetimesh në prokurori apo të vendosë pushimin e saj. Për këtë çështje janë marrë të pandehur pesë persona Sali Berisha, Jamarbër Mallezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.
Burimi: Sot.com.al