Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kërcënoi me armë të riun në Shkodër, arrestohet autori
Një konflikt me armë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Dobraçit, në Shkodër. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se një i ri ka kërcënuar me armë një tjetër person, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë. /vizionplus.tv