Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kërcënoi gazetarin, vihet nën hetim 26-vjeçari në Gjirokastër
👁8423
Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur një gazetar gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur i riu kanosi shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Lazarat, me profesion gazetar, duke pretenduar se po filmohej nga ai, në ambientet e jashtme të një qendre votimi. Top Channel