Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit
Një stuhi reagimesh ka shpërthyer në Itali pas publikimit në rrjetet sociale të një mesazhi tronditës, në të cilin një përdorues i Instagram-it, që sipas informacioneve punon në Ministrinë e Arsimit dhe Meritës, i uronte vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, Ginevra, të njëjtin fat tragjik si Martina Carbonaro, vajza e re nga Afragola e vrarë nga i fejuari i saj. Mesazhi u bë publik nga Fratelli d’Italia përmes një postimi në rrjetin social X, ku forca politike e cilësoi atë si një akt “horror” dhe “shprehje të papranueshme të urrejtjes politike që po kalon çdo kufi njerëzor dhe institucional”. Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi menjëherë, duke theksuar se kjo nuk është një përplasje politike, por një shenjë e një klime të kalbëzuar shoqërore. “Kjo nuk është...