Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Ngjarja është konfirmuar edhe nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. E-mail kërcënues në drejtim të Presidentes Vjosa Osmani është dërguar në datën 15 maj. Sipas e-mailit kërcënues, Vjosa Osmani duhet t’i japë të drejtën partisë së dytë në Kosovë që të bëjë qeverinë, pasi ka dështuar që Lëvizja Vetëvendosja të konstituojë Kuvendin e ri të Kosovës, i cili ka mbetur i bllokuar për shkak se nuk po arrihet shumica për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.
Burimi: Javanews.al