Kërcënohen gjyqtarët, nuk ngjiten në ring dhe anulohen finalet e Kampionatit Kombëtar të Boksit
Ndeshjet e ditës finale të Kampionatit Kombëtar të Boksit për të rritur, turne që po organizohej në pallatin e sportit “Asllan Rusi” Tiranë nuk janë zhvilluar. Shkak është bërë tërheqja e gjyqtarëve, që sipas tyre janë kërcënuar nga trajnerë të ndryshëm. Sipas “shkodrasport”, problemet kanë filluar që në ditën e parë të kampionatit kur si rrjedhojë e këtyre presioneve janë tërhequr nga gara 3 gjyqtarë. Ndërsa të premten ka patur edhe një incident, me goditjen e kryegjyqtarit të kampionatit nga një boksier pas duelit. Mësohet se të dielën, kur boksierët finalistë janë paraqitur për duelet e titullit, kanë mësuar se disa prej arbitrave kishin marrë kërcënime nga drejtues të ekipeve të ndryshme “për të bërë kujdes me arbitrimin se nëse do kishte probleme, ata do...
Burimi:
telesport.al