Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërcënimi me bombe në Kuvend, Policia e Kosovës: Erdhi nga një numër telefoni serb
Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimin për vendosje bombe në Kuvendin e Kosovës, i cili ndodhi një ditë më parë. Sipas autoriteteve, nga hetimet paraprake rezulton se kërcënimi është bërë përmes një numri telefoni që dyshohet të jetë nga Serbia. “Forcat e rendit, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, po vijojnë hetimet për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit të përdorura në këtë kërcënim,” thuhet në njoftimin zyrtar. Policia ka bërë të ditur se janë aktivizuar edhe kontaktet me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas sinjalizimit, ndërtesa e Kuvendit u...