No Image Available

Kërcënimet nga qeveritë e huaja/ SHBA financon sigurinë kibernetike shqiptare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë, me fokus përballimin e sulmeve dhe kërcënimeve që sponsorizohen nga qeveri të huaja. Shifra është bërë publike nga Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori amerikan Eric Wendt vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë digjitale. Ai theksoi se partneriteti nuk përqendrohet vetëm te forcimi i infrastrukturës, por edhe te përgatitja e specialistëve të rinj përmes programeve të specializuara, si CyberNext. Në mesazhin e publikuar, Ambasada Amerikane nënvizon se synimi i këtij bashkëpunimi është ndërtimi i një infrastrukture digjitale më të qëndrueshme dhe të sigurt, në shërbim...