Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kërcënim për sigurinë kombëtare, Trump u ndalon hyrjen në SHBA 12 vendeve
👁7634
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një ndalim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara për 12 vende: Afganistani, Myanmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se ndalimi synon të mbrojë vendin nga "terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare", shkruan A2 CNN. Trump vendosi gjithashtu të kufizojë pjesërisht hyrjen e qytetarëve të 7 vendeve: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela. Kufizimet, thekson shënimi i Shtëpisë së Bardhë, vlejnë si për migrantët ashtu edhe për jo-migrantët. Vendimi përfshin përjashtime për banorët...