Kërcënim për jetën, djali i Netanyahut nxirret urgjentisht nga SHBA dhe kthehet në Izrael

Kërcënim për jetën, djali i Netanyahut nxirret urgjentisht nga SHBA dhe kthehet në Izrael

Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është larguar me urgjencë nga Miami dhe është kthyer në Izrael pas një kërcënimi serioz ndaj jetës së tij. Shërbimi i Sigurisë së Brendshme izraelite, Shin Bet, konfirmoi se vendimi u mor pas një vlerësimi të situatës së sigurisë. Sipas Shin Bet, ka pasur një “kërcënim të rëndësishëm” për dëmtimin e Yair Netanyahu dhe, pas vlerësimit të rrezikut, u vendos që ai të evakuohej urgjentisht së bashku me ekipin e tij të sigurisë dhe të kthehej në Izrael. Agjencia izraelite nuk bëri të ditur natyrën e saktë të kërcënimit dhe as identitetin e personave që mund të qëndrojnë pas tij. Yair Netanyahu, 35 vjeç, jetonte prej disa vitesh në Florida, në zonën e Miamit, ku...