Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Keqmenaxhimi i fondeve bujqësore, BE gjobit Greqinë me 392 milionë euro
👁7075
Komisioni Europian i ka vendosur Greqisë një gjobë të rëndë prej 392.2 milionë eurosh për dështime sistematike në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për sektorin e bujqësisë gjatë periudhës 2016-2023. Lajmi u raportua nga Politiko. Sipas Komisionit, agjencia greke përgjegjëse për mbikëqyrjen e subvencioneve, OPEKEPE, ka kryer pagesa pa kontrolle të mjaftueshme në terren, duke lejuar shpërdorimin e fondeve dhe duke mos garantuar që ndihmat të përfitoheshin nga fermerët e ligjshëm. Vendimi i Komisionit erdhi pas një skandali të madh të mashtrimeve me subvencionet bujqësore, i cili aktualisht po hetohet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO). Hetimet kanë...