Burimi:
Telesport.al

“Kemi shumë dëmtime, por Bayern është gati për t’u përballur me Inter”
👁3114
4 Prill 2025 11:18 Telesport Bayern Munich do të luajë sot në mbrëmje në kampionat ndaj Augsburg, për të patur më shumë kohë për t’u përgatitur për takimin e Champions League ndaj Inter, mesjavën e ardhshme. Sfida e sotme është një test i mirë për bavarezët, që kanë shumë mungesa. Mesfushori Joao Palhinha, ka komentuar situatën e dëmtimeve të shumta: “Ne jemi gati për ndeshjen ndaj Inter”. “Kemi dëmtime por kemi ende lojtarë të fortë në ato pozicione. Por, sigurisht, askush nuk do të donte të humbiste lojtarë si Upamecano, Davies, Ito… Megjithatë, ky është futbolli“, komentoi më tej Palhinha....