Kemi një narkoshtet, Cara: Në parlament vetëm një njeri voton dhe mendon – Të tjerët janë vetëm gishta të Ramës

Kemi një narkoshtet, Cara: Në parlament vetëm një njeri voton dhe mendon – Të tjerët janë vetëm gishta të Ramës

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë deputetei i PD Igli Cara. Ai ka folur me moderatorin Sibora Bitri edhe për rënien dramatike euros dhe përjashtimi me 60 ditë i dy deputetëve të PD. Sibora Bitri: Komisioni i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë, kreun e grupit të PD Gazment Bardhi dhe deputetin e PD Klevis Balliu nga punimet ne seancat plenare por edhe nga komisionet ku ata marrin pjesë. A të duket pak, një ndëshkim jo proporcional. Igli Cara: Jo vetëm proporcional nuk është por mbi të gjitha është i palogjikshëm. Unë e kuptoj se shpesh qytetarët na gjykojnë për veprimet dhe një moment i lagies me ujë apo edhe goditjes me një shishe boshe, mund të krijojë një imazh...