“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

“Kemi mbajtur shënime nga protesta”/ Rama intervistë për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura! SPAK nuk e ka thënë…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë dhe akuzat për rritjen e krimit të organizuar shqiptar në tregjet ndërkombëtare, gjatë një interviste për gazetarin amerikan Andrew Callaghan, në emisionin “Channel 5”. I pyetur për tubimet e fundit dhe kërkesat e protestuesve për ndryshim, Rama tha se qeveria ka mbajtur shënime për shqetësimet e ngritura dhe se disa prej tyre kanë nisur të zbatohen. Ndërsa për akuzat mbi fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me trafikun ndërkombëtar të drogës, kreu i qeverisë i cilësoi raportimet për ekzistencën e një “mafia shqiptare” si gjepura, duke iu referuar edhe një deklarate që, sipas tij, i është bërë nga drejtuesi i SPAK. Pjesë nga intervista: Rama: Më thuaj çfarë do nga unë. Gazetari:...