“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se Shqipëria ka përmbyllur të gjitha procedurat për miratimin e kredisë amerikane, përmes së cilës synohet pajisja me sistemet raketore HIMARS. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Nufi theksoi se ky proces dëshmon marrëdhënien strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes. Ai foli gjithashtu për kapacitetet aktuale të mbrojtjes ajrore, sistemet antidronë që pritet të prodhohen, si dhe negociatat për sigurimin e sistemeve të tjera të mbrojtjes me rreze të shkurtër dhe të mesme. “Ne kemi një marrëdhënie strategjike me SHBA sa i takon mbrojtjes. Fakti që na u miratua një kredi nga SHBA, një nga gjërat që u kërkua ishte sistemi HIMARS. Ne kemi mbyllur kërkesën në mars dhe deri...