Këlliçi publikon pamjet: 2 makina uji kanë mbërritur në Rinas, do përdoren për të sulmuar të rinjtë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku duken dy autobotë uji që do të përdoren nga Policia për shpërndarjen e protestuesve. Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi akuzon kryeministrin Edi Rama se po shton masat represive ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë kundër korrupsionit dhe padrejtësive Demokrati thotë se qeveria po merr masa për të ndalur protestën, në vend që të frenojë dhunën, ndërsa i cilëson zhvillimet si një përpjekje për instalimin e një “junte”. Reagimi i Këlliçit Edi Rama shton masat represive dhe mjetet ushtarake për të sulmuar studentët dhe të rinjtë që janë ngritur kundër korrupsionit dhe padrejtësive. Në këtë video të regjistruar para 15 minutash në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza,...
Burimi:
gijotina.com