
Këlcyrë/Mbetën të izoluar në malin e Priskës, policia shpëton 3 turistët grek
👁4911
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë. Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë. Njoftimi: Pavar, Këlcyrë Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin...
Burimi:
Argjiroja.net