Kë duan shqiptarët kryeministër? Sondazhi i tretë i “McLaughlin and Associates” për TCH: 50.3% për Ramën

Kë duan shqiptarët kryeministër? Sondazhi i tretë i “McLaughlin and Associates” për TCH: 50.3% për Ramën

Sipas një sondazhi të realizuar nga “McLaughlin and Associates” për TCH, qytetarët shqiptarë duan sërish që kryeministër të jetë Edi Rama. Kreu i PS, kryeson me 50.3% të mbështetjes. Sali Berisha ndiqet me 33.2%. Nga ana tjerër, Agron Shehaj vlerësohet nga 6.8% e qytetarëve, kurse Adriatik Lapaj mbështetet nga 5.1%. Krahasuar me sondazhin e dytë të transmetuar në Top Story shifrat për Ramën janë rritur me 1.1% , kurse për Berishën janë ulur me 04%. Për sondazhin e tretë janë intervistuar 1200 qytetarë nga periudha 26 prill në 3 maj.
Burimi: Kohajone.com