Burimi:
Joq-albania.com

KB Kerasan fitues i Kupës për grupmoshën U12 në basketboll
👁4802
Pranverë e nxehtë jo vetëm në tapetin basketbollistik të seniorëve kosovarë, por edhe në atë të juniorëve. Skuadra U12 e KB Kerasan ka rrëmbyer trofeun e Kupës së Kosovës për grupmoshën 2013/14, duke treguar lojë të shkëlqyer dhe përkushtim në të dyja ndeshjet finale të turneut. Në gjysmëfinale, të rinjtë e KB Kerasan e kanë mposhtur KB Peja DT me rezultat 57:41, duke siguruar kështu kalimin në finalen e madhe. Aty, përballë KB Trepçës, djemtë e Kerasanit kanë vazhduar me të njëjtin ritëm dhe kanë arritur një tjetër fitore me rezultat 58:42. Trajneri Dritëro Sefaja deklaron per rtk se kjo...