Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa
Përfundoi pa një marrëveshje për armëpushimin e plotë apo fundin e luftës, dita e parë e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, takimi i së martës solli disa rezultate konkrete. Palët arritën marrëveshje për shkëmbimin në shkallë të gjerë të ushtarëve të burgosur. Takimi në Emiratet e Bashkuara Arabe krijoi gjithashtu një hapësirë kontakti mes palëve për të diskutuar çështje urgjente humanitare, duke shmangur komunikimin vetëm përmes fushës së betejës. Takimi i së martës në Abu Dabi ishte i pari ballë për ballë mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas që nga shkurti. Bisedimet po zhvillohen në një kohë kur Shtëpia e Bardhë i ka shtuar përpjekjet për ta zhbllokuar procesin e paqes në luftën më të madhe dhe...
Burimi:
javanews.al