Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online
Pas publikimit të katër fletëanalizave që treguan nivele të larta të aflatoksinës M1 në qumësht, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka deklaruar masat e ndërmarra për të garantuar sigurinë ushqimore dhe kontrollet në pikat doganore të vendit. Gjatë fjalës së tij, Sula bëri të ditur se janë bllokuar dy subjekte që importojnë misër për ushqim kafshësh dhe se së shpejti në 13 pikat doganore të Shqipërisë do të hiqen kontrollet me blloqe fizike, duke kaluar tërësisht në një sistem inspektimi online të integruar me AKU-në. Lidhur me ngarkesat e misrit me aflatoksinë të ardhur nga Serbia, kryeinspektori konfirmoi se janë marrë masa drastike administrative ndaj trupës inspektuese në pikën kufitare të Hanit të Hotit: “Brenda muajit mars kam konstatuar problematika për misrin me aflatoksinë që...
Burimi:
javanews.al