Katër ndërhyrjet e para kirurgjikale në Mirditë, ministrja Spahiu: Po forcojmë kapacitetet e spitaleve lokale!

Katër ndërhyrjet e para kirurgjikale në Mirditë, ministrja Spahiu: Po forcojmë kapacitetet e spitaleve lokale!

Katër ndërhyrjet e para kirurgjikale të planifikuara janë realizuar në Spitalin Bashkiak të Mirditës, në bashkëpunim me Spitalin Universitar të Traumës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ministrja e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap konkret në zbatimin e politikave për decentralizimin e kujdesit shëndetësor, me synimin për të afruar shërbimet e specializuara me qytetarët dhe për të ulur fluksin e pacientëve drejt spitaleve universitare në Tiranë. Sipas Spahiut, synohet forcimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale dhe bashkiake, duke vënë ekspertizën e ekipeve të specializuara në funksion të nevojave të qytetarëve. “Mirëmëngjes nga spitali bashkiak i Mirditës ku u realizuan katër ndërhyrjet e para kirurgjikale të planifikuara, në bashkëpunim me...