Katër kinema publike bashkojnë forcat, themelohet KinoRrjeta në Kosovë
Katër kinema publike nga Prishtina, Prizreni dhe Peja kanë bashkuar kapacitetet përmes nismës KinoRrjeta, me qëllim të zhvillimit të kulturës së filmit, krijimit të programeve të përbashkëta dhe fuqizimit të kinemave publike në Kosovë. Rrjeti i Kinemave Publike të Kosovës përfshin Kino Armatën në Prishtinë, Kino Lumbardhin dhe Doku Kinos në Prizren, si dhe Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. Ndonëse këto hapësira kanë histori dhe rrugëtime të ndryshme, ato bashkohen nga synimi për të krijuar hapësira të qasshme për publikun dhe për të nxitur dialogun përmes filmit. Përmes kësaj nisme, organizatat që menaxhojnë kinematë synojnë të zhvillojnë programe të përbashkëta filmike, të avokojnë për përmirësimin e kushteve të kinemave publike dhe të sigurojnë vazhdimësinë e aktiviteteve kulturore në qytetet përkatëse. Programi i KinoRrjetës do të...
Burimi:
kultplus.com