Kategoria Superiore/Partizani gjunjëzon Egnatian, i bën një nder edhe Vllaznisë…

Kategoria Superiore/Partizani gjunjëzon Egnatian, i bën një nder edhe Vllaznisë…

Partizani shënoi një fitore me shumë peshë në ndeshjen e javës së 26 të Kategorisë Superiore. Në Arenën e Demave skuadra e Oltion Kërnajës iu imponua Egnatias duke e mundur me rezultatin e pastër 2-0, duke i bërë në të njëjtën kohë një nder edhe Vllaznisë që e con sërish diferencën në 5 pikë me ndjekësit e saj. Të Kuqtë e vendosën ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë kur shënuan edhe të dy golat. Vetëm 8 minuta priti Partizani për të marrë avantazhin në këtë ndeshje që shënoi me Muratajn, një gol që u pasua nga një tjetër, 6 minuta më vonë me Sidibe duke i çuar shifrat në 2-0 dhe të dy golat erdhën pas kontributit të Skukës me asistet...