Kategoria Superiore/ Katër gola, por asnjë fitues, Teuta dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë

Kategoria Superiore/ Katër gola, por asnjë fitues, Teuta dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë

Golat nuk munguan në ‘Niko Dovana’ të Durrësit në përballjen mes Teutës dhe Partizanit, por nga ky 90 minutësh nuk doli asnjë fitues, pasi rezultati përfundimtar ishte 2-2 me të dyja skuadrat që morën nga 1 pikë secila. Ishte Partizani ai që mori avantazhin në këtë ndeshje me Skukën që në minutën e 16 të sfidër, por Teuta, 20 minuta më vonë barazoi gjithçka me golin e Zogos dhe me shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes. Në fillimin e 45 minutave të dyta, Teuta përmbysi rezultatin teksa mori avantazhin 2-1 sërish me golin e Zogos. Këtë radhë iu takoi Të Kuqve që të reagonin dhe në fakt të besuarit e Kërnajës e bënë vetëm pak minuta më vonë teksa barazuan me Bytyçin...