Kategoria Superiore/Ja kur do të luhen ndeshjet e javës së 27, spikat derbi mes Dinamos dhe Partizanit

Kategoria Superiore/Ja kur do të luhen ndeshjet e javës së 27, spikat derbi mes Dinamos dhe Partizanit

Pas ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë të luajtura në mesjavë, skuadrat e Kategorisë Superiore do të zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e javës së 27 të kampionatit, ndeshje që do të luhen në dy ditë; të dielën dhe të hënën. Kjo javë do të nisë ditën e diel në 8 mars me 3 ndeshje. Në ‘Adush Muça’ të Ballshit sfida mes Bylisit dhe Vorës është një përballje ku në lojë është mbijetesa në Kategorinë Superiore. Ndërsa bë ‘Selman Stërmasi’, Tirana do të presë Elbasanin me bardheblutë e Orges Shehit që do të kërkojnë të lënë pas krahëve 3 humbjet radhazi të pësuar në kampionat, ndërsa Elbasani do të kërkojë që të rigjejë suksesin pas barazimit me Bylisin. Si Bylis-Vora ashtu edhe Tirana-Elbasani...